Rusia dhe Ukraina kanë vijuar sulme ajrore që dëmtuan infrastrukturën e njëra-tjetrës, disa orë pasi presidenti rus Vladimir Putin ra dakord me liderin amerikan se Rusia do të ndalonte shënjestrimin e objektivave energjetike të Ukrainës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se avionët e Rusisë kishin në shënjestër këtë herë spitale dhe rrjete të furnizimit me energji elektrike. Ai tha se udhëheqësi rus në fakt kishte shkelur një armëpushim të menjëhershëm 30 ditor për të cilin kishte rënë vetë dakord të martën me Presidentin e SHBA Donald Trump.
Putin i tha Trumpit se një armëpushim i plotë do të funksiononte vetëm nëse aleatët e Ukrainës ndalonin dhënien e ndihmës ushtarake, një kusht që aleatët evropianë të Ukrainës e kishin refuzuar më parë.
Zyrtarët në rajonin jugor rus të Krasnodarit thanë se një sulm me dron ukrainas shkaktoi një zjarr të vogël në një depo nafte.
Zelensky shtoi se Rusia lëshoi më shumë se 40 dronë kundër Ukrainës në orët pas telefonatës midis Trump dhe Putin.
Putin hodhi poshtë një armëpushim të menjëhershëm dhe të plotë në Ukrainë, duke rënë dakord vetëm për të ndalur sulmet ndaj infrastrukturës energjetike, pas një telefonate të shumëpritur me Trump.
Bisedimet e SHBA-së për Ukrainën do të vazhdojnë të dielën në Jeddah të Arabisë Saudite.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…