Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se shpreson që të mos ketë nevojë për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë. Komentet e tij u publikuan të dielën në “Telegram”, ku u paralajmërua një intervistë e tij për televizionin shtetëror rus, transmeton agjencia “AP”.
Putin ka thënë se Rusia ka forcën dhe mjetet për ta çuar konfliktin në Ukrainë në një “përfundim logjik”.
Duke iu përgjigjur pyetjeve për sulmet ukrainase në territorin rus, Putin tha: “Nuk ka pasur nevojë për të përdorur ato armë (nukleare)…dhe shpresoj të mos jetë e nevojshme. Ne kemi forcën dhe mjetet për t’i dhënë një fund logjik asaj që nisëm në vitin 2022, me rezultatin që Rusia kërkon”.
Rusia nisi pushtimin e shkallës së plotë të Ukrainës në vitin 2022.
Në nëntor të vitit 2024, Putin nënshkroi versionin e rishikuar të doktrinës bërthamore të Rusisë, ku përcaktohen rrethanat që i lejojnë atij të përdorë arsenalin bërthamor të Moskës – më të madhin në botë.
Ky version i përditësuar i doktrinës, uli kriteret, duke i dhënë atij mundësinë që të përdorë armët bërthamore edhe si përgjigje ndaj një sulmi konvencional, të mbështetur nga një fuqi bërthamore.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…