BOTA

Ukraina shkatërron dy aeroplanë luftarakë rusë brenda 24 orësh

Forcat ukrainase shkatërruan dy aeroplanë luftarakë rus brenda 24 orëve gjatë një sulmi në gadishullin e pushtuar të Krimesë, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbrëmjen e së shtunës.

“Një rrëzim i shkëlqyer i një aeroplani ushtarak rus nga droni ynë detar – provë e aftësive të Ukrainës. Ushtria jonë kreu me shumë saktësi një operacion kundër objektivave ushtarake në Krime: ku arriti të rrëzojë edhe një aeroplan tjetër”, shtoi presidenti ukrainas.

Sipas tij, sulmet ukrainase në Krimenë e pushtuar shkatërruan gjithashtu depo ushtarake ruse, transmeton Telegrafi.

Këto ishin sulme të kryera në mbrëmjen e 2 majit dhe gjatë natës së 3 majit.

Më herët atë të shtunë në mëngjes, inteligjenca ushtarake e Ukrainës (HUR) raportoi se më 2 maj, pranë portit rus të Novorossiysk, dronët detaj ukrainas të pajisur me raketa ajër-ajër R-73 goditën një aeroplan luftarak rus Su-30.

Forcat ukrainase vunë në dukje se ky ishte shkatërrimi i parë në botë i një aeroplani luftarak nga një dron detar.

Aeroplani luftarak rus, që vlerësohet të kushtojë rreth 50 milionë dollarë, u përfshi nga flakët në ajër dhe u rrëzua në det.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago