Gjermania ka hedhur poshtë të dielën një sugjerim nga presidenti rus, Vladimir Putin, se ish-kancelari, Gerhard Schroder, mund të koordinojë bisedimet me Bashkimin Evropian, për të siguruar një marrëveshje paqeje në Ukrainë.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë së fundmi se besonte se kishte “potencial” që BE-ja të negociojë me Rusinë dhe të diskutojë të ardhmen e arkitekturës së sigurisë së Evropës.
Putini ndërkaq ka deklaruar sse nëse do të zhvilloheshin bisedime të tilla, Schroeder do të ishte ndërmjetësi i tij i preferuar.
Një zyrtar gjerman ka thënë se oferta nuk është e besueshme sepse Rusia nuk kishte ndryshuar asnjë nga kushtet e saj, duke shtuar se një provë fillestare do të ishte nëse Moska ishte e gatshme të zgjaste një armëpushim tre-ditor.
Zyrtari, i cili ka folur për Reuters me kusht anonimiteti, ka thënë se Putini kishte bërë një sërë ofertash të rreme që synonin ndarjen e aleancës perëndimore.
Pas largimit nga detyra në vitin 2005, Schroeder pothuajse menjëherë mori një punë si kryetar i një konsorciumi të diskutueshëm gjermano-rus të tubacionit të gazit dhe është përballur me kritika të ashpra në Gjermani për afërsinë e tij me Putinin.
Një zëdhënës i qeverisë gjermane ka thënë të premten se Berlini nuk shihte shenja se Moska ishte e interesuar për negociata serioze dhe theksoi se çdo bisedë me Bashkimin Evropian do të duhej të koordinohej ngushtë me shtetet anëtare dhe Ukrainën.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…