Putini i dëshperuar paralajmëron SHBA-në për pasoja nëse vazhdon ta armatosë Ukrainën

Kremlini ia ka bërë të ditur SHBA-së se “do të ketë pasoja të paparashikueshme” nëse Washingtoni vazhdon ta pajisë Ukrainën me armë, sipas një dokumenti që ka siguruar The Washington Post.

WP ka cituar një letër diplomatike që Rusia ia ka dërguar SHBA-së, raporton Sky News të premten.

“U bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj që të ndalojnë militarizimin e papërgjegjshëm të Ukrainës, i cili nënkupton pasoja të paparashikueshme për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet në letrën diplomatike.

SHBA-ja ka ndarë deri tani gjithsej 1.7 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën.

Në fillim të këtij muaji u miratua edhe ndihma ushtarake në vlerë prej 100 milionë dollarë, nga stoqet e ushtrisë amerikane.