Presidenti rus Vladimir Putin ka lëshuar një tjetër paralajmërim të ashpër ndaj Perëndimit, duke deklaruar se çdo prani ushtarake e huaj në territorin ukrainas do të përballet me përgjigje të drejtpërdrejtë nga ushtria ruse.
“Nëse ndonjë forcë e huaj vendos këmbë atje, veçanërisht tani kur po zhvillohen luftime, ne do t’i konsiderojmë ata si objektiva legjitime”, tha Putin gjatë Forumit Ekonomik Lindor në Vladivostok, në Lindjen e Largët të Rusisë.
Ai përsëriti gjithashtu se anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në NATO mbetet “krejtësisht i papranueshëm” për Moskën.
Deklaratat e presidentit rus erdhën në një kohë kur tensionet janë rritur pas ofertave nga SHBA-të dhe vendet evropiane për të ofruar garanci të sigurisë për Kievin pas përfundimit të luftës.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, hodhi poshtë në mënyrë kategorike çdo garanci sigurie të ofruar nga Perëndimi për Ukrainën, duke deklaruar se “kontingjentet ushtarake amerikane apo evropiane nuk mund të garantojnë sigurinë e Ukrainës. Absolutisht jo – nuk janë në gjendje”.
Peskov gjithashtu akuzoi vendet evropiane se po pengojnë zgjidhjen e konfliktit duke e kthyer Ukrainën, sipas tij, në “qendrën e çdo gjëje anti-ruse”.
Megjithë retorikën e ashpër, Vladimir Putin u shpreh i gatshëm për të rifilluar kontaktet e drejtpërdrejta me Kievin dhe propozoi që një takim i tillë të mbahej në Moskë, duke garantuar “sigurinë e plotë” për delegacionin ukrainas.
Sipas tij, ekzistojnë “pengesa ligjore në Ukrainë” për një marrëveshje territoriale, por ai theksoi se Rusia do të respektojë çdo angazhim që do të merret në kuadër të një marrëveshjeje paqeje.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…