Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Ukrainën për akt terrorist dhe pretendon se Kievi ka zgjedhur rrugën e frikësimit të qytetarëve rusë. Ai tha se sulmi me dron në Moskë kishte për qëllim “objektivat civile” dhe se mbrojtja ajrore e kryeqytetit do të forcohej.
Presidenti, i cili urdhëroi një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, gjithashtu tha se do të hakmerrej duke thënë se banorët e Ukrainës duhet të kuptojnë se udhëheqja e vendit të tyre po detyron Rusinë të marrë masa.
Ai tha se nuk ishte Rusia ajo që nisi luftën, duke fajësuar sërish zgjerimin e NATO-s. Putin deklaroi se konkurrenca midis Federatës Ruse dhe Ukrainës pas rënies së Bashkimit Sovjetik ishte e pashmangshme, por supozohej se do të zgjidhej në mënyrë të civilizuar.
Megjithatë, presidenti rus tha se Rusia u mashtrua kur NATO i premtoi se nuk do të zgjerohej në lindje, dhe më pas i premtuan Ukrainës anëtarësimin në aleancë.