Putini luftën e bën në Ukrainë, por i merr tokë një tjetër shteti

Presidenti i rajonit separatist të Osetisë Jugore në Gjeorgji, mund të marrë hapa konkretë për t’iu bashkuar Rusisë.

Moska e ka njohur territorin bregdetar të Abkazisë si të pavarur pas luftës kundër Gjeorgjisë në vitin 2008 dhe i ka ofruar vazhdimisht ndihmë financiare dhe shtetësi ruse për popullatën, teksa ka pozicionuar mijëra ushtarë në atë rajon.

“Synimi kryesor historik dhe strategjik për popullin e Osetisë, popullin e ndarë, është unifikimi në një shtet. Ky shtet është Federata Ruse. Unë besoj se bashkimi me Rusinë është synimi ynë strategjik, rruga jonë, aspirata e popullit dhe një drejtim në të cilin ne do të shkojmë. Së shpejti do të ndërmarrim hapa ligjorë. Republika e Osetisë Jugore do të jetë pjesë e atdheut tonë historikë, Rusisë”, tha Anatoly Bibilov, president i Osetisë Jugore.