Nasim Haradinaj në studio televizive tregon se si do ta shante Vuciqin, nëse ai do ta pyeste se a di të flasë serbisht.
Përfaqësuesi i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, në Frontal të T7, ka treguar se si do të reagonte nëse do të përballej me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, e ai do ta pyeste “A flet serbisht”, siç e ka pyetur kryeministrin Avdullah Hoti.
Sipas Haradinajt, Vuciq do të tregohej më i kujdesshëm me të, po ta kishte përballë në vend të Hotit.
“Mas pari nuk do të ishte ai reagimi i Vuciqit para meje. Do të ishte më i kujdesshëm. Vuciqi kur e ka para vetës një njëri që ka bërë për vendin e vet, do të kishte krejt tjetër sjellje”, ka thënë përfaqësuesi i veteranëve të UÇK-së.
E po të vinte rasti ta pyeste Vuciq Haradinajn se a di serbisht, ai thotë se do ta shante.
“Vuciq i ka njerëzit këtu brenda, krejt na njeh. Prandaj po them se mu nuk më kish pyet a di shqip [e thotë në serbisht]”.
“Ma të butën që ia kisha thënë është ‘a di ti shqip?’, e ma e vështira do të ishte ‘pyete nënën tënde’ [e thotë në serbisht]. E kisha thënë edhe shko në *** të nënës [e thotë në serbisht]”, ka thënë Haradinaj.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…