Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë vendimin e KQZ duke urdhëruar që Lista Serbe të certifikohet për zgjedhje lokale të 12 tetorit dhe të lejohet të garojë me kandidatë për kryetarë dhe këshilltarë lokalë.
Sipas PZAP, nuk ka asnjë arsye ligjore që Lista Serbe të mos certifikohet pasi ka dorëzuar në kohë të gjithë dokumentacionin dhe i njëjti është verifikuar në institucionet përgjegjëse. Lista Serbe do të garojë për kryetarë në 11 komuna ndërsa me këshilltarë lokalë në 19 komuna.
Në mbledhjen e KQZ, të datës 21 gusht, me dy vota kundër të përfaqësuesve të Vetëvendosjes, dy vota pro dhe 7 abstenime nuk ishte certifikuar për zgjedhjet lokale partia qe mbështetet nga Beogradi zyrtar duke sjellë reagimin edhe të vendeve të QUINT-it dhe Zyrës së Bashkimit Europian kundër këtij vendimi.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…