LAJME

Që 15 vjeç në burg për vrasjen e ushtarit rus, Faton Hajrizi tregon si ia rrëmbeu kallashnikovin

Faton Hajrizi, i dënuar për vrasjen e një ushtari rus në vitin 2000 e provoi burgun që në moshën 15-vjeçare.

Ai rrëfeu në një intervistë në Frontal se si ia rrëmbeu kallashnikovin ushtarit rus, për ta vrarë më pas.

Ai thotë se i ishte afruar atij duke menduar se ishin amerikan.

Por kur kuptoi se ishte rus, ai tha se pati një fjalosje.

“E mbante armën në prehër. Ia rrëmbeva kallashnikovin. E mbusha. Ku doli ai me ma marrë kallashin, e shkrepa, e vrava”, tregon Hajrizi.

“Unë jam dorëzu pas dy dite, me prindin tim”.

“Qysh atë ditë, menjëherë ma kanë qitë prindin jashtë dhe më kanë ngreh zhag, më kanë shti në tank dhe më kanë çu në burg të Mitrovicës”, tregon ai.

Ai tha se rusët dëshironin që ai të thoshte se vrasjen e kreu me urdhër të ish-komandantit të UÇK-së, Sami Lushtaku.

“Me çdo kusht donin që unë të them që Sami Lushtaku më ka urdhëru”, tregon ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Raportimet për largimin e Grenell nga “Kenedy Center”, Serwer: Shpresoj të mos marrë ndonjë detyrë në Ballkan

Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar pas raportimeve se Richard Grenell është larguar nga detyra…

3 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja bombardon ishullin Kharg të Iranit

Menjëherë pasi hipi në bordin e Air Force One për në Florida të premten, presidenti…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

17 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

20 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

23 orë ago