Pesë persona, katër serbë dhe një shqiptar janë arrestuar mbrëmë në Zubin Potok, ndërsa një tjetër është në kërkim në lidhje me kontrabandën me mallra, narkotikë dhe sulm ndaj policisë.
Këtë e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani. Ai tha për mediumin lokal atje Kossev, se rreth orës tre pas mesnate policia ka gjetur se në një furgon kishte mallra të cilat ishin ilegale.
Ndërsa pasi policia tentoi t’i ndalojë të dyshuarit, ata hapën zjarr dhe policët iu përgjigjën të shtënave.
Sipas Elshanit nga shkëmbimi i zjarrit nuk ka pasur të lënduar.
“Sonte, tre orë pas mesnate, policia ka gjetur një grup kontrabandistësh në tre vetura dhe një furgon në afërsi të Çeçevës. Në momentin kur policët kanë tentuar t’i ndalojnë, sipas Elshanit grupi ka sulmuar me armë zjarri policinë, e cila është kundërpërgjigjur. Oficerët e policisë iu përgjigjën zjarrit, por për fat nuk pati viktima”, tha ai.
Më pas në furgon kanë gjetur mallra të ndryshme, cigare dhe kanë konstatuar se kishte edhe lëndë narkotike.
Pesë të arrestuarit dyshohen për “kontrabandë mallrash”, “posedim të lëndëve narkotike” dhe “sulm ndaj zyrtarit”.
Të katër automjetet janë sekuestruar.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…