Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç pati një përshëndetje të ftohtë dhe protokollare me kryeministrin Edi Rama në samitin e sotëm të Procesit të Berlinit në Tiranë.
Për qëndrimin e saj të akullt ajo u shpreh që vjen prej faktit se Rama kërkoi vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë për sulmin e 24 shtatorit në Veri të Kosovës. Kjo sipas saj, nuk është në përputhje me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe as me atë që po bëhet me iniciativën e “Ballkanit të Hapur”.
Brnabić u përgjigj se “ndjehej kështu dhe se nuk mund t’i thoshte lamtumirë përzemërsisht njeriut që bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë .”
“Ne duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me Shqipërinë, si me të gjithë në rajon. Nuk jemi thjesht politikanë, jemi edhe njerezorë. Dhe keshtu ndihem, nuk jam e kenaqur, nuk e di pse e ka bere, nuk ka fare kuptim, nuk eshte ne perputhje me marredheniet e mira fqinjesore apo ne perputhje me iniciativën e Open Balkan”, tha Brnabić.
Pasi mbaroi sesioni parë i punimeve për Samitin e Procesit të Berlinit liderët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit Perëndimor realizuan foton familjare, por e vetmja që mungoi ishte kryeministrja e Serbisë. Por në një reagim për medien Serbe Brnabiç tha se ka qenë e pranishme në foton familjare, megjithëse në foton e publikuar në faqen e Këshillit Evropian, mungonte.
Kryeministrja e Serbisë s’mori pjesë pasi fotoja u realizua me flamujt e vendeve pjesëmarrëse, mes tyre edhe flamuri i Kosovës dhe ky i fundit duket hapur se ka bezdisur kryeministren serbe. Për të njëjtën arsye, rreth dy javë më parë edhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiç nuk mori pjesë në foton familjare në ministerialin e Ministrave të Jashtëm BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…