Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili merr pjesë për herë të parë fizikisht që pas nisjes së luftës në vendin që drejton, falënderon Edi Ramën, për mënyrën si po drejton takimin e sotëm në Këshillin e Sigurimit.
Në Asamblenë e Këshillit të Sigurimit, Rama tha se të gjithë duhet të pranojmë se shkaktare e luftës në Ukrainë është Rusia, një nga anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit.
“Kush mund ta përfytyronte që në dekadën e tretë të shekullit 21, një luftë shkatërrimtare e nisur nga një anëtar i përhershëm i këtij këshilli, po kërcënon me uri qindra miliona njerëz. Do të ishte fyese për inteligjencën e kësaj organizate nëse nuk pranojmë me zë të lartë kush është agresori. Nëse nuk pranojmë këtë të vërtetë, jo vetëm po zhgënjejmë Ukrainën, por nuk po përmbushim përgjegjësinë tonë. Po tradhtojmë fëmijët tanë nga të gjitha anët. Si mund kemi pikëpamje të ndryshme mbi atë që është agresori dhe atë që është viktimë. Abuzimi i përdorimit të së drejtës së vetos e ka mbajtur peng këtë këshill, por nuk e ka lënë në heshtje”, tha kryeministri.
Ndërkohë, në cilësinë e Presidentit të Këshillit të Sigurimit, Rama debatoi me ambasadorin rus Vasily Nebenzy, për praninë e Zelenskyt në seancë.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…