Një grua që po qëndronte ulur prapa Donald Trumpi kur i mbijetoi tentimvrasjes, ka nxitur dyshime për shkak të sjelljeve të dyshimta.
Pamjet e publikuar shfaqin gruan e paidentifikuar – me syze dielli dhe bluzë të bardhë dhe kapele të zezë, duke nxjerrë telefonint për të filmuar gjithçka kur u shkrepën plumbat e parë në tubimin e Trumpit në Pensilvani.
Ajo edhe e bëri këtë, derisa të gjithë – përfshirë Trumpin, ulën kokën apo u shtrinë në tokë nga frika se do ta pësojnë, transmeton Telegrafi.
Imazhet e saj madje janë shpërndarë edhe nga ata që pëlqejnë teoritë konspirative.
Një postim në X, u kërkon përdoruesve që “t’i kushtojnë vëmendje” gruas – e cila është shikuar mbi 19 milionë herë në videon e postuar.
“Derisa u dëgjuan të shtënat e para, ajo ruajti qetësinë dhe nxori telefonin për të filmuar tërë ngjarjen. A ju duket sjellje normale kjo”, kishte pyetur një përdorues.