Shtatë shqiptarët e përfshirë në sherrin që përfundoi me vrasjen e bashkëatdhetarit të tyre 39-vjeçar, po fshihen në Greqi. Sipas mediave greke, grupi prej shtatë anëtarësh, pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në Athinë, nuk kanë tentuar të largohen jashtë vendit dhe se ndodhen brenda territorit grek.
Policia ka identifikuar deri tani pesë persona të ashtuquajturit “Grupit L”, të cilët konsiderohen si të dyshuarit kryesorë për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar. Të dhënat e tyre tashmë janë të njohura për autoritetet pasi ndaj tyre ka një dosje për shumë çështje penale.
Sipas asaj që rapotojnë mediat greke, një e afërm e 39 vjeçarit ka rrëfyer edhe momentet e fundit dramatike para se ta kapte plumbi qorr. “Ajo që zbuluam ishte se ai tentoi të vraponte jashtë për të ikur sapo dëgjoi të shtënat. Ai ndoshta e kuptoi se çfarë ndodhi dhe vrapoi të largohej por nuk ia doli.
Më herët kishte folur me kamarierët dhe i kishte pyetur se kush ishin sepse nuk i njihte. Kur pa se po ziheshin, iu kishte thënë “qetësohuni djema, qetësohuni” , u shpreh ajo duke shtuar se ai ishte një person punëtor dhe se nuk ishte përfshirë në asnjë konflikt me askënd.
“Ai nuk i njihte asnjë prej tyre. Nuk kishte lidhje me ta. Nuk e di nëse ndonjëherë shkonte për të parë ndeshje si të martën. Ishte një person punëtor dhe i qetë ”, thekson ajo.