FOTO&VIDEO

Mesazh nga Siria: Na merrni shpejt/ Thirrja e Elona Shulit: Ju lutem, këtu do ndodhë diçka e keqe

Në numrin tim të “WhatsApp” ka mbërritur një mesazh nga Siria. Është Elona Shuli, vajza 17 vjeçare nga Pogradeci që u largua drejt Sirisë 6 vite më parë me familjen dhe ku vetëm 14 vjeç në shtetin sirian u bë mama me Suhejdin.

 

E që pas vdekjes së prindërve, Krenarit dhe Adelinës në luftës krah ISIS, Elona, e vetme kujdeset në Kampin Al – Haël për djalin e saj 3 vjeçar si dhe për dy motrat Ermën e Jusrën e vëllain e vogël, Ibrahimin.

Elona: Pershendetje jam Elona Shuli

Kerkojme nga ju ndihma te shpejta sa me shejt ti kapni keto pune serozjish si shtet qe jeni keni pare ne per neper internete edhe neper tevizorse ku jetojme e si jetojme

Kristi: Pershendetje Elona. Me dergoni nje video me femijet si jeni ne ate te ftohte

Elona : Se ne gra edhe femi jemi ne rrezik shum te madh folet qe do vjene nje lufte e madhe
Persim dita diten nata naten qe te vini te na merrni ora na behet muj muji na behet vit aq shum qe jemi te strresum jemi ne merak te madh

Nga ky vend te na largoni sa me para nga ky vend te na largoni sa me para
qe nje vit qe rrim te pergatitur gra edhe femi per tu kthyer te familjet tona
nese keni pak dhimshuri per femijet sa me shpejt te na terhiqni nga ky vend

Kristi : Nuk me dergon dot video?

Kristi : Nga po shkruan tani? Ku e gjen internetin

Elona: Nga ketu brendra
Eshte interneti shume i dobet
Nuk vin as vidjo as me ze

Kristi : Po te pres

Elona: Po per 4 dite nuk do flasi
Se kemi nje problem

Kristi : Cfare problemi? Pse kater dite? Me trego ne video cfare pritet te ndodh, rrezikun qe keni, veshtiresine per tu ushqyer
Te te marr me video ne whatsapp?
Mundem?

Elona : Kur te mundem do ta coj
Çfarë thote shteti kur do na marri

Kristi : Te te marr tani me video?

Kristi : Qe te flasim

Elona: Se jemi ne nje rrezik shume te madh

Që prej orës 6:30 të mëngjesit të së dielës, Elona nuk ka kthyer më përgjigje dhe nuk e ka marr mesazhin. Arsyet pse nuk flet dot këto 4 ditë, nuk e zbuloi, por është i kuptueshëm rreziku që po ndeshen 5 fëmijët e familjes Shuli.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago