Ishulli Tongo ndodhet në skajin më jugor të vendit, aty ku ndodhet dhe kufiri fundor me Greqinë, në të cilin jeton vetëm një banor. Përparimi, i cili është zhvendosur prej afro 15 vitesh në këtë ishull, tregoi për gazetaren Irini Meçe në “Edicioni Veror” se si vendosi të jetonte të këtë vend.
Ai tha se jeton i vetëm pasi nuk ka të afërm ndërsa me gruan është divorcuar, për të cilën pati dhe një mesazh. “Merrem me peshk, mbjellim zarzavate. Familjarët më kanë vdekur, me nusen jam ndarë. Ishalla më dëgjon, uroj të jetë mirë.”, tha ai.
Ndër të tjera, ai e cilësoi veten si Robinson Kruzo në ishull pasi nuk ka asnjë kusht. “Nuk kam televizor. Nuk kemi asgjë, as ujë për të pirë, kam një panel të vogël karikojmë telefonin. Presim të bëhet më mirë. Robinson Kruzo në ishull.”, tha ai.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…