Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka lëshuar Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren si strehim i përkohshëm për të gjithë njerëzit e prekur nga tërmeti tragjik në Shqipëri.
Të gjithë banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën e Gjermanisë, GIZ Kosova dhe komunën e Prizrenit, i ka bërë edhe një tjetër zgjidhje.
Në këtë park ka vend për 800 shtretër dhe janë bërë përgatitjet e nevojshme për t’i pritur të gjithë ata që kërkojnë strehim në Kosovë.
“Republika e Kosovës, në bashkëpunim me Ambasadën gjermane Prishtinë, GIZ Kosova dhe komunën e Prizrenit, kanë bërë përgatitjet e nevojshme për sigurimin e strehimit, kujdesit shëndetësor bazë dhe ushqimit në vendin e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit. Deri në 800 shtretër dhe salla pritjeje janë në dispozicion për ata që u preken nga katastrofa e tërmetit. Qeveria e Republikës së Kosovës ka kontaktuar menjëherë autoritetet publike përkatëse në Shqipëri për hapa të mëtejshëm drejt zbatimit”, ka shkruar Ambasada gjermane.
Parku Inovativ Trajnues në Prizren, do të jetë në dispozicion si strehë e përkohshme e të gjithë atyre që kanë pësuar nga tërmeti tragjik që goditi Shqipërinë.
Kujtojmë se nga tërmetet e forta që goditën Shqipërinë, 30 persona kanë mbetur të vdekur deri tani, 2 prej tyre janë shtetas të Kosovë, kurse mbi 650 janë lënduar. Në qytetin e Durrësit dhe Tiranës është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Ndërkaq një mobilizim i jashtëzakonshëm po ndodhë nga qytetarët e Kosovës dhe institucionet vendore, ku po ndihmojnë me të gjitha format dhe mënyrat vëllezërit shqiptarë atje.