Qeveria në dorëheqje e Ramush Haradinajt kishte rrafsh pesë zëvendëskryeministra.
Haradinaj pas vetës kishte Behgjet Pacollin, Fatmir Limajn, Enver Hoxhajn, Dalibor Jevtiqin dhe Dardan Gashin, shkruan Insajderi.
Qeveria e Albin Kurtit me gjasë do të ketë shumë më pak zëvendëskryeministra.
Kështu së paku ka thënë Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës – parti kjo që po diskuton me vetëvendosjen për themelimin e qeverisë së re.
“Janë dhënë disa ide, një zv.kryeministër, dy – ka pas edhe mendime të tjera, por ne nuk guxojmë të kemi më shumë se dy”, ka thënë ajo në Pressing,