POLITIKE

Qeveria Kurti në rrezik: Lista Serbe merr direktiva të reja nga Beogradi

Megjithëse mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti, i plotësoi kushtet e kërkuara nga Lista Serbe për dy ministri në kuadër të kabintetit të tij qeveritar dhe megjithëse nuk i bojkotoi takimet me ta, një e papritur duket se po ndodh.

Burime të medias të afërta me një zyrtar të lartë të LDK-së kanë bërë të ditur se ekziston frika që Lista Serbe të prish marrëveshjen qeveritare dhe që Qeveria Kurti të dështojë.

Zyrtari i lartë i partisë që drejtohet nga Mustafa ka qenë një ndër negociatorët kryesorë për finalizimin e marrëveshjes me Vetëvendosjen, por i cili tashmë druhet se gjithçka mund të përfundojë në një dështim.

Mos-prania e Listës Serbe në Qeverinë Kurti do t’i mundësonte kësaj partie që ta dërgonte qeverinë e Albin Kurtit në Gjykatën Kushtetuese, e në të cilën të merrte një vendim që do të shpallte si anti-kushtetuese atë.

Këtë gjë e kanë pranuar më herët edhe zyrtarët e VV-së të cilët duke u justifikuar për takimet me zyrtarët e Listës Serbe dhe për përfshirjen e saj në qeveri – pavarësisht premtimeve – kishin thënë se një gjë e tillë ishte “obligim kushtetues”.

Gjërat do të ndërronin nëse Lista Serbe nuk do t’i fitonte të gjitha ulëset e rezervuara në Kuvend për komunitetin serb.

Por, dy koalicionet e tjera, SLS dhe Sloboda morën më pak se 5 për qind të votave të komunitetit serb në një debakël të tmerrshëm ku Lista Serbe i fitoi mbi 95 për qind të votave nga ky komunitet.

Burimet tona nuk kanë treguar se për çfarë arsyesh po ndodh refuzimi nga Lista Serbe.

Marrë në konsideratë të kaluarën, mund të aludohet se kjo ka të bëj me direktiva të reja nga shteti serb në të cilin do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në muajin prill.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago