Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ka thënë se që nga sot KEK-u do t’i furnizojë ndërmarrjet e dala në tregun e lirë.
Rizvanolli këtë e ka bërë të ditur me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, në kohën kur Oda Ekonomike e Bizneseve ka protestuar në kundërshtim të këtij vendimi, duke bllokuar hyrjet kryesore të Prishtinës, shkruan Insajderi.
“Që nga sot, KEK, në cilësinë e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF), furnizon të gjitha ndërmarrjet që kanë dalur në treg të lirë e nuk kanë arritur të nënshkruajnë kontrata furnizimi. KEK njofton se energjia për këto ndërmarrje për ditën e sotme, pra 1 qershor, është siguruar me çmim mesatar prej 64.55 €/MWh përmes Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX)“, thuhet në shkrimin e saj.
“U bëjmë thirrje ndërmarrjeve që në afat sa më të shkurtër dhe brenda atatit ligjor të nënshkruajnë marrëveshjen e furnizimit me KEK si FMF, ose të gjejnë furnizues alternativ. KEK është në dispozicion për informata rreth furnizimit përmes mundësisë FMF.
Nga ZRrE presim të monitorojë tregun me përpikmëri dhe të ndihmojë të gjitha palët për një tranzicion sa më të lehtë, nërsa Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar të ndihmojë ndërmarrjet që tashmë kanë dalur në treg për të bërë zgjidhjet më të favorshme për biznesin e tyre“, shton ndër të tjera ajo.
Bizneset kanë paralajmëruar rritje të çmimit të produkteve nëse detyrohen të futen në tregun e lirë.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…