FOTO&VIDEO

Qytetarët “çojnë dorë” mbi Policët e Kosovës, njëri i godet me veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme ndaj zyrtarëve policorë.

Sipas Policisë, në Prishtinë është arrestuar një person, pasi që pas një mosmarrëveshje në trafik, i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor, i cili ishte  në kryerje të detyrës, shkruan Reporteri.net.

Polici i sulmuar ka pranuar tretman mjekësor, derisa nga i dyshuari është konfiskuar sprej dhe një thikë.

“Prishtinë, 28.10.2021 – 12:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje në trafik, i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor, të cilët ishin në kryerje të detyrës. Nga i dyshuari është konfiskuar sprej dhe një thikë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thekson raporti.

Po ashtu, në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme është goditur me veturë një polic, i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Lexo edhe:  Zogaj thotë se Kurti po ia kalon edhe Fifit të Big Brother me “skandale”
“Raportohet se gjatë tentimit të ndalimit të dyshuarit mashkull kosovar (me urdhër arrest), i njëjti gjatë ikjes me veturë ka goditur zyrtarin policor, viktimën mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime trupore. Zyrtari policor në vetëmbrojtje dhe gjatë tentimit për të ndaluar veturën e të dyshuarit, ka shtënë dy herën në drejtim të veturës. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.

Një polic është sulmuar dje edhe në Kllokot nga një person i dehur. Zyrtari policor si pasojë e lëndimeve ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor viktimën kosovar. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thekson raporti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

9 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

16 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

20 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

22 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago