FOTO&VIDEO

Qytetarët të irrituar me terminet për viza në Gjermani, paralajmërojnë protesta për të hënën në Prishtinë

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë tash e katër muaj po lëshon viza pune për shtetasit e Republikës së Kosovës.

Për ta siguruar një vizë pune, fillimisht duhet të behet një termin në formën online.

Sigurimi i një termini është bërë problem shumë i madh për qytetarët, pasi numri i atyre që dëshirojnë të shkojnë të punojnë në Gjermani është mjaft i madh.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë çdo fillim muaji hap linkun, ku qytetarët mund të aplikojnë.

Por për ta zënë një termin sipas disa qytetarëve duhet të paguhen agjencionet e ndryshme, pasi vet është shumë problem të sigurohet një termin, ngase sistemi online nuk po e lejon një gjë të tillë për shkak të ngarkesës së madhe në momentin kur po hapet për aplikim.

Për këtë ata po akuzojnë ambasadën dhe agjencionet e ndryshme, të cilët sipas tyre për një termin po kërkojnë nga 500 deri në 2500 euro.

Lidhur më këtë disa persona në një grup në Facebook me emrin “Ambasada Gjermane, Vizat e Punës (Terminët)”, kanë paralajmëruar protestë para Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.

Kjo protestë do të organizohet ditën e hënë nga ora 14:00 me moton ‘STOP mashtrimeve’.

Më poshtë keni postimin në grupin “Ambasada Gjermane, Vizat e Punës (Terminet)”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

1 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

12 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

13 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

19 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

21 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

21 orë ago