Erjon Llapushi, një personazh i njohur i botës së krimit, nga Pogradeci, është autori i ngjarjes së rëndë, që i mori jetën kryekamarierit të “Rozafa Fish City” në periferi të Elbasanit.
I riu, një besimtar dhe praktikant fetar, kishte shkuar si klient në restorantin e njohur të Gjergj Lucës, “Rozafa Fish City”, në dalje të Elbasanit dhe në drejtim të Librazhdit, por 50-vjeçari që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve, Gazment Kurmaku, e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.
Kryekamarieri i ka kërkuar të ngrihej dhe të ulej në një tavolinë tjetër.
Por Llapushi e ka refuzuar kërkesën e Kurmakut dhe në debat e sipër e godet atë në bark me një thikë të marrë në tavolinë, ndërsa e ka goditur edhe me sende të forta në kokë. 50-vjeçari mori plagë të rënda dhe pësoi vdekje klinike, ndërsa ndërroi jetë pasditen e sotme në QSUT, ku po mbahej në trajtim intensiv prej 5 ditësh.
Autori i krimit, Erjon Llapushi, shkruante në rrjetin e tij social “Facebook” se i përkiste besimit islam. Në profil ai shkruante: “O Allah ma mer jeten si Besimtar Musliman”.
Erjon Llapushi është personazh i njohur për policinë.
Ai është arrestuar disa herë dhe i dënuar me burg për ushtrim dhune, gjobëvënie dhe trafik droge.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…