Për t’i bërë ballë inflacionit që u është rikthyer niveleve rekord të viteve ’90 me 73.5%, shumë qytetarë turq kanë gjetur një zgjidhje të arsyeshme. Blenë automjete të përdorura dhe i shesin sapo çmimi rritet.
“E bleva këtë makinë si investim, për rreth 44 mijë Dollarë. Çmimi do të rritet me 20% për rreth 2 orë. Do ta shes sapo çmimi të rritet”, u shpreh një qytetar.
Me rritjen e inflacionit edhe çmimi i automjeteve ka prekur qiellin, duke u rritur me 27% nga Prilli në Maj. Qytetarët e shohin më me leverdi shit-blerjen e automjeteve sesa t’i depozitojnë në banka ku norma bazë e interesit është 14%, çka sipas tyre ka një ndikim të papërfillshëm në ruajtjen e vlerës së parave të tyre.
Forma të tjera për ruajtjen e vlerës së parave janë edhe këmbimi i lirave në Dollarë, Euro, ar apo edhe blerja e banesave. Rritja e çmimeve të karburanteve, energjisë dhe ushqimit për shkak të luftës në Ukrainë ka patur ndikim të rëndësishëm në rritjen rekord të inflacionit, me të cilin ekonomia turke përballet prej vitesh
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…