Kryeministri Edi Rama ka bërë një replikë me një qytetar, i cili ka akuzuar kryeministrin se po pasurohet me taksën e Rrugës së Kombit.
Rama thekson se “të shash tjetrin dhe ta akuzosh e ta denigrosh, kur thjesht është duke bërë me mish e me shpirt punën e vet, që mund ta kritikosh sa të duash, nuk është as njerëzore, as shqiptare!
Replika e plotë:
Komentuesi shkruan te një postim i kryeministrit në Facebook se “Une them gjithmon jemi populli me i mir ne bote mos ta kishim kete udheheqsi heke taksen o Edi se boll ki bo lek mos u mundo me fatkeqsi te pasurohesh ne jemi nje gjak”.
Përgjigja e Edi Ramës:
Leutrim Gashi ty dhe te gjithe atyre qe flasin e ndyjne mjedisin e komunikimit publik njesoj si ti, ne Shqiperi, Kosove a kudoqofshin, duhet thjesht t’ju vije TURP qe shani e akuzoni ketu, pa piken e turpit, duke turperuar jo veten tuaj te paturpshme, po prinderit tuaj, familjet tuaja dhe vete traditen shqiptare!
Te shash tjetrin dhe ta akuzosh e ta denigrosh, kur thjesht eshte duke bere me mish e me shpirt punen e vet, qe mund ta kritikosh sa te duash, nuk eshte as njerezore, as shqiptare! Dhe qe ta marresh vesh ti dhe kategoria jote e “derrave te knaqun” siç i quante Migjeni, une nuk kam futur kurre doren me xhepin e askujt dhe jo me te jem pasuruar me hajni e me poshtersi!
Sepse une nuk jetoj per lek e per pasuri, po per dhuntite qe me ka fal Zoti, per mesimet qe me kane dhuruar prinderit, per emrin qe u kam borxh femijeve dhe per borxhet qe u kam te gjithe atyre pa te cilet s’do isha ky qe jam, mesues te artit, te kultures a te historise e te politikes apo njerez te afert a te larget, qe kane ndikuar ne jeten time!
Po kategoria jote nuk ka lidhje me asgje nga keto dhe ti akuzon ose per gjera qe i ke bere vete ose per gjera qe do t’i kishe bere me siguri po te ishe ne vendin tim! Por une te meshiroj ty e kategorine tende dhe perpjete te hidheni, mua ju as me ndalni dot, as me beni dot si veten tuaj te kote! Ik tani dhe Zoti te dhente jete e shendet qe te kesh sa me shume kohe te gjesh driten e arsyes qe te mungon.