Pas numërimit të më shumë se gjysmës së rezultateve të votimeve në Maqedoninë e Veriut, BDI-ja ka filluar festën në Tetovë.
Ata kanë festuar me tupana, ku njëri nga qytetarët e pranishëm, pati diçka për t’i thënë edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, njofton Klankosova.tv.
“Të them vetëm një gjë, edhe kryeministrit në Kosovë t’i tregojnë që s’VLEN kurrgjë”, është shprehur qytetari, deklaratë kjo e cila e nxiti masën.