Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh nga shtetas të huaj nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova, njoftoi të mërkurën në një konferencë shtypi, ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi Danilo Sharanoviç.
Sharanoviç tha se 7 policë janë arrestuar të martën në vendin e punës në pikën kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë-Bozhaj-Hani i Hotit dhe një polic tjetër në Danilovgrad, një qytet pranë Podgoricës.
“Provat tregojnë se policët e arrestuar për një kohë të gjatë u kanë marrë para udhëtarëve që kanë kaluar kufirin për të shmangur kryerjen e veprimeve zyrtare dhe gjithashtu në kuadër të kompetencave të tyre kanë marrë para për veprimet zyrtare që ata duhej të kryenin”, tha Sharanoviç.
Ky aksion, tha Sharanoviç ka zgjatur 5 muaj, ndërkohë që edhe ndaj 27 shtetasve nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova, të cilët dyshohet se u kanë dhënë ryshfet, janë ngritur kallëzime penale. Ministri Sharanoviç theksoi se për shkak të rasteve të tilla, Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi ka nxjerrë një rregullore për kontrollin e pasurisë, të të ardhurave dhe mënyrës së jetesës të policëve.
Punonjësit e policisë dhe të doganave në pikat kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, sipas analizave zyrtare, shpeshherë janë dyshuar për veprat e shpërdorimit të detyrës dhe për korrupsion pasiv ndaj të cilëve janë ndërmarrë veprime hetimore dhe arrestime./VOA
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…