LAJME

Qyteti suedez po shet tokë për vetëm 0.08 euro për metër katror

Qyteti suedez Goten po përpiqet të rrisë numrin e banorëve duke shitur tokë për vetëm 0.08 euro për metër katror, raporton CNN.

Është një qytet me 5000 banorë që po përpiqet të zgjidhë çështjen e plakjes së popullsisë dhe rënies së natalitetit, shkruan Euronews.

“Absolutisht kushdo mund të blejë një nga parcelat. Nuk ka rregulla apo kërkesa lidhur me atë se kush mund të blejë një parcelë. Do të ishte absolutisht fantastike nëse do të mund të interesoheshin njerëz nga jashtë për të blerë parcela edhe këtu”, ka thënë kryetari i bashkisë Goten, Johan Mansson.

Ai nuk specifikoi nëse kërkesa është të ketë vendbanim në Suedi apo nënshtetësi suedeze, por supozohet se vetëm ata që jetojnë ligjërisht në Suedi do të mund të blejnë tokë. Kushti është që brenda dy vjetëve të ndërtohet një njësi banimi në tokën e blerë. Përndryshe, toka i kthehet qytetit.

“Kushton shumë për të ndërtuar një shtëpi dhe kostoja e tokës nuk është e gjitha, por është një pjesë e rëndësishme e saj”, u shpreh kryebashkiaku Mansson në një deklaratë për gazetën lokale The Local.

Normat e interesit në Suedi janë duke u ulur, por popullsia është ende e kujdesshme kur bëhet fjalë për tregun e pasurive të paluajtshme.

“Nëse kjo mundësi do të thotë që një familje guxon të ndërtojë një shtëpi këtu pavarësisht situatës aktuale ekonomike, kjo do të ishte fantastike. Disa nga këto parcela janë në shitje prej vitesh, disa prej dekadash, sepse pak a shumë janë harruar”, ka shtuar kryetari i bashkisë.

Gotten është një destinacion popullor për turistët nga Suedia dhe më gjerë. Ndër të tjera, është i njohur për kishën romane “Husaby”, ujëvarën “Martorpsfallet” dhe habitatin e kafshëve të egra “Osterplana Hed och Vall”.

Fushata për shitjen e tokës filloi muajin e kaluar dhe tashmë janë shitur tre parcela. Ka interes nga një numër më i madh njerëzish. Goten nuk është i vetmi qytet që shet tokën me çmim shumë të ulët. Konkretisht, qyteti suedez Hylte, në jug të vendit, nisi fushatë të ngjashme në fillim të këtij viti, duke shitur 54 parcela për 0.08 euro për metër katror. Fushata në Goten do të zgjasë deri vitin e ardhshëm.

Sipas kryebashkiakut Mansson, ndoshta nuk do të vazhdohet më pas sepse me shumë mundësi ekonomia do të kthehet në normalitet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

54 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago