Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, e cila në zgjedhjet e 6 tetorit ishte kandidate për deputete në listën e koalicionit serb “Sloboda”, ka paralajmëruar për rrezikun e sigurisë së Albin Kurtit (VV) dhe Vjosa Osmanit (LDK), fitoren e të cilëve në zgjedhjet nacionale në Kosovë e sheh si një shkëputje nga strukturat kriminale dhe të luftës.
Trajkoviq, duke folur për FoNet, tha se shqetësimet e saj kanë të bëjnë me atë që “të gjithë qytetarët e Kosovës po mbijetojnë, ‘e kjo është ndarja me koalicionin e luftës’”.
“Sado që kjo do të jetë diçka e pabesueshme për publikun serb, ky është shqetësimi i një gruaje serbe nga Kosova për ndryshimet në Kosovë”, tha Trajkoviq.
Ajo mendon se siguria e Kurtit dhe Osmanit do të jetë e cenuar, për të mos thënë e kërcënuar.
Kur thotë kështu Trajkoviq ka parasysh “angazhimin e vendosur të Kurtit për të luftuar kri min, për betejë, të paktën përmes një fushate, me njerëzit në listën e gjykatës së Hagës për Kosovën, dhe në këtë aspekt shkëputjen me krimin që e lidh rajonin”.
E pyetur sesi do të ndikojë fitorja në zgjedhje e Kurtit në jetën e serbëve në Kosovë, Trajkoviq tha se luftimi i kri minalitetit do të sillte lehtësim edhe në jetën e vetë serbëve.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…