Krye radikali serb Vojislav Seselj, po bëhet edhe më i lemerishëm, e kërcënimet këtë i ka drejtuar jo një gazetari, por një redaksie të tërë. Ai kërcënoi redaksinë e gazetës serbe Blic pasi guxuan ta pyesin për xhipin e ri që e bleu.
Kërcënime të turpshme, fyerje, sharje janë të zakonshme të dëgjohen nga kreu i Partisë Radikale të Serbisë, Vojislav Seselj. Ai këtë fit e kishte nisur duke e sharë në vdekje një gazetarë të ndjerë serb, pasi nuk i pëlqente raportimi i tij.
Këtë javë ai kishte një debat të egër, mos të themi plot të shara e kërcënime me deputetin liberal serb nga Vojvodina, Nenad Canak.
Çka e nxiti këtë reagim të sotëm ishte se redaksia e Blic e kishte pyetur për pazarin e tij për xhipin e ri që thuhej se 140 mijë euro.
Blic dje kishte provuar të nxirrte përgjigje për nga Vojislav Seselj në lidhje me blerjen e kësaj veture të re luksoze mes tjerash edhe për mënyrën e financimit, si për atë se si është të vozitet në luks të tillë.
Biseda kishte rrjedhur si më poshtë me deputetin serb Seselj.
Seslej: Përse më keni thirrur? Çfarë doni?
Blic: Nëse mundeni të nam përgjigjeni në disa pyetje. Kur dhe si e keni blerë xhipin?
Seselj: Nuk dua të përgjigjem.
Blic: Pse nuk doni të përgjigjeni në lidhje me veturën?.
Seselj: Nuk jap deklarata për Blic. Kur të vij tek Blic, do të bëhet gjaku deri në gjunjë.
Pas këtij kërcënimi Seselj e kishte ndërprerë lidhjen. E gjithë kjo mund të mos jetë befasi pasi bëhet fjalë për njeriun i cili shpërndanë të shara e kërcënime sikur të ishin përshëndetje. Për këtë arsye edhe ju mbyll llogaria e tij personale në rrjetin social Twitter për përhapje të gjuhës së urrejtjes të pamohueshme.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…