Radomir Leban, gjyqtari i Kushtetueses i cili ndiqet nga Interpoli për krim të organizuara

Në muajin gusht të vitit 2018, presidenti Thaçi e dekretoi Radomir Lebanin, si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, por i njëjti është në listën e Interpolit me kërkesë të Serbisë.

Radomir Leban votoi dje pro dekretit të presidentit Thaçi, gjë që i hap rrugë formimit të qeverisë Hoti.

Ai kërkohet nga shteti serb për të vuajtur dënimin me 6 vjet burgim.

Ka disa vite që ai kërkohet nga Serbia. Është dënuar për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe kontrabandën.

Radomir Leban, ishte arrestuar nga autoritetet serbe në vitin 2006.

Radomir Leban

Ai ishte dënuar në vitin 2011 nga Gjykata Speciale për Krim të Organizuar në Beograd, me 6 vjet burgim si pjesë e “Mafisë doganore”, pasi ishte konfirmuar se kishin kontrabanduar mallra.

Gjykatësi i dekretuar nga Thaçi, është një prej gjithsej 21 personave të këtij grupi.

ImageDekretimi i Loban si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nga presidenti Thaçi në vitin 2008.FOTO GALERI
“Mafia doganore”, pjesë e së cilës ishte Leban, gjatë kryerjes së kontrabandës me kamionë, kishin përdorur arsyetimin e kontrollit “të jashtëzakonshëm” dhe meqë ligji lejonte një gjë të tillë, mallrat futeshin me dokumentacion si “mallra në transit” dhe i dërgonin nëpër depo.

Në këto depo i hiqnin të gjitha vulat dhe i shpërndanin mallrat nëpër Serbi.

Autoritetet e Kosovës aso kohe janë arsyetuar se urdhërarresti i Serbisë nuk zbatohet për shkak se Leban është shtetas i Kosovës dhe se urdhërarrestet e Serbisë injorohen gjithmonë për shkak të mungesës së bashkëpunimit.