Një raketë Starstreak e prodhuar në Britani mendohet se ka rrëzuar një helikopter rus në përdorimin e parë të armës në Ukrainë.
Një pretendim i tillë vjen në kohën kur presidenti i vendit Volodymyr Zelensky thotë se ‘pushtuesit po tërhiqen’ nga Perëndimi, përcjell Telegrafi.
Sistemi Starstreak është një raketë e drejtuar me laser që udhëton me më shumë se tre herë shpejtësinë e zërit për të rrëzuar aeroplanët e armikut që fluturojnë ulët dhe helikopterët sulmues.
Britania po furnizon trupat ukrainase në përdorimin e raketave anti-ajrore me shpejtësi të lartë, si dhe sigurimin e pajisjeve të tjera ushtarake.
Kryeministri Boris Johnson ka këmbëngulur vazhdimisht se Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë mbështetje të mëtejshme mbrojtëse për Ukrainën, duke përfshirë një paketë të re prej 6,000 raketash të tjera.
Dhe pamjet e publikuara së fundmi thuhet se tregojnë një helikopter rus Mi-28N duke u qëlluar nga qielli në rajonin e Luhansk, duke u ndarë në dysh ndërsa “bishti” i tij goditet nga raketa.