KRYESORE

Raketa në qendër të Kievit. Shkatërrohen disa godina, persona të bllokuar nën rrënoja

E dielë me bomba në kryeqytetin ukrainas. Disa shpërthime u raportuan mëngjesin e së dielës në zonën historike të Shevchenkivskiy, në qendër të Kievit, ku gjenden një sërë universitetesh, restorante dhe galeri arti.

Bombardimet shkaktuan dëme të mëdha në një lagje rezidenciale, ndërsa një pallat 9-katësh u përfshi nga flakët. Ekipet e shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e qytetarëve nga rrënojat. Kryebashkiaku Vitaly Klitchko tha: “Godina është shkatërruar dhe persona kanw mbetur nën rrënoja. Ata janë gjallë dhe ekipet e shpëtimit po përpiqen t’i nxjerrin. Ka shumë tym dhe po bëjmë të pamundurën për t’i shpëtuar”.

 

Sirenat e alarmit dëgjohen rregullisht në kryeqytet, por sulme të mëdha nuk janë raportuar që prej 5 qershorit, kur një servis automjetesh u godit në periferi të Kievit dhe në fund të prillit kur një producente e Radios Evropa e Lirw mbeti e vrarë pas bombardimit të pallatit ku jetonte.

Në shënjestër të zjarrit rus është vwnw edhe Ukraina perëndimore, me 3 viktima qw u shënuan në qytezën e Sarnit. Të shtunën, Ukraina bëri të ditur se rusët kishin pushtuar plotësisht qytetin kyç të Severodonetskut, pas javësh luftime intensive. Marrja e kontrollit të qytetit nënkupton se Moska kontrollon tani të gjithë rajonin e Luhanskut dhe pjesën më të madhe të Donjetskut fqinj.

Në një videomesazh gjatë natës, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua se do të rifitojnë të gjitha qytetet e pushtuara nga Rusia. Por, ai e pranoi se lufta me Rusinë kishte hyrë në një fazë tejet të vështirë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

5 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

12 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

16 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

18 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago