KRYESORE

Raketat ruse shqetësojnë Kosovën, Kroacinë e SHBA-të

Për sistemet raketore ruse, Serbia mund të sanksionohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mirëpo, pavarësisht këtyre paralajmërimeve në Kosovë janë të shqetësuar me armatosjen e fqinjit verior.

E quajnë “Bisha S400”, ky është sistemi i sofistikuar raketor që Rusia zbarkoi këtyre ditëve në Serbi. Armatimi i rëndë u soll për ushtrimin “mbrojtja sllave”, që u mbajt në fund të tetorit për derisa menjëherë nikoqirët ushtarak e politik thanë se janë të interesuar që të blejnë për ushtrinë e tyre.

Ky dhe koketimet e tjera të forta ushtarake të Beogradit me Moskën kanë ngritur alarmin në Ushaington.

I dërguari i Posaçëm i Amerikës për Ballkanin Perëndimor Matheë Palmer, gjatë qëndrimit në Shkup e kërcënoi Serbinë me sanksione speciale në rast se shteti që nuk do anëtarësim në NATO blen pajisje ushtarake nga Rusia.

Për amerikanët mbetet shqetësuese edhe veç prezenca militarizuese ruse në Serbi qoftë për një ushtrim.

Palmer ka shumë gjasë që këtë qëndrim ta ketë përmendur edhe të hënën kur qëndroi në Beograd, por nuk e përmendi në konferencën e përbashkët me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ky i fundit kishte vlerësuar se sanksionet do të ishin padrejtësi e madhe.

E armatosja e fqinjit verior e ka shqetësuar shumë Kosovën. Kështu po thotë zëvendësministri i Mbrojtjes në largim, Burim Ramadani.

“Janë mesazhe kërcënuese për krejt rajonin jo vetëm për Kosovën dhe si  të tilla janë mesazhe të logjikave të kaluara. Mos të harrojmë atë që institucionet qofshin ushtarake, policore, politike institucionet e Serbisë kanë trashëgiminë e gjenocidit, dhunës dhe tentim shfarosjes së popujve të tjerë në Ballkan”, ka thënë Ramadani.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

2 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

8 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

23 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

1 ditë ago