Edi Rama, Premierminister der Republik Albanien, waehrend eines Pressestatements im Bundeskanzleramt. Berlin, 25.04.2018. Berlin Deutschland *** Edi Rama Prime Minister of the Republic of Albania during a press statement in the Federal Chancellery Berlin 25 04 2018 Berlin Germany PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright: xJaninexSchmitz/photothek.netx
Gjatë takimit me qytetarët në kuadër të programit të “bashkëqeverisjes”, kryeministri Edi Rama iu rikthye çështjes së atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj.
Rama u shpreh se qeveria po përgatit masa speciale ndaj grupit që ai e quan “KÇK” (Kap çfarë të kapësh).
Do të këtë masa të rrepta ndaj anëtarëve të këtij grupi, që sipas kryeministrit janë kthyer si një organizatë grabitqare e veshur me petkun e ligjit.
“Sot vijon të jetë e vështirë dhe e pamundur të shkosh në gjykatë për të zgjidhur problemin. Sot jemi në kushtet kur ka nisur pastrimi i sistemit të drejtësisë. Disa nga “Xhakajdurët” që janë në sistem dhe që e dinë se nuk e kalojnë dot vetingun, janë lëshuar “Kap ca T’kapësh” (KÇK).
KÇK-ja është organizata më e rrezikshme kriminale që vepron në Shqipëri, sepse është e veshur me petkun e ligjit dhe funksionon si një organizatë e grabitëseve ordinerë. Për KCK po bëhemi gati, me një ligj special për ta çuar luftën në një nivel të pa ndodhur më parë, ne do të çojmë në parlament edhe disa masa speciale ndaj anëtarëve të krimit dhe ndaj KCK. Të jeni të sigurt se më herët se vonë, të gjithë do të shohin në praktikë dhe jo në fjalime, rezultatet e një ofensive frontale që qeveria do të ndërmarrë ndaj krimit, qoftë dhe ndaj KCK”-tha Rama.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…