POLITIKE

Rama: Hap historik për ne, nuk kemi plan B. Alternativat jashtë BE janë makthe

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se Shqipëri nuk ka një plan B tjetër dhe se integrimi në BE është e vetmja rrugë e vendit. Hapja e negociatave për 5 grupkapitujt themelorë, Rama e shikon si një hap historik për vendin, por edhe mjaft inkurajues për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Jam i lumtur që gjendem këtu në mbledhjen e dytë ndërqeveritare, në vijim të një seance emocionale dhe të suksesshme të konferencës që e sjell Shqipërinë më pranë BE. Falë presidencës hungareze që ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë proces duke nxitur përpara dhe na kanë mbështetur përgjatë gjithë rrugës për 5 vite të gjata sfiduese dhe jo fortë të lehta dhe faleminderit të gjithë vendeve anëtare. Qëndroj këtu përpara një hapi domethënës drejt anëtarësimit në BE dhe një ditë e rëndësishme për Shqipërinë por edhe për BE. Në një kohë sfiduese ku një mori krizash na janë qasur me nevojën për të qëndruar së bashku dhe nevojën e mirëfilltë për t’u përballur me veten dhe për të kuptuar mënyrën për të ecur përpara. Për fat të keq kjo ishte me ndihmën e Putin që për shkak të tij shërbeu si zile zgjimi që i kujtoi BE që iluzion i vetëmadhësisë është vetëm kaq, një iluzion dhe i kujtoi se BE ka nevojë për Ballkanin po aq sa rajoni për BE. Çelja e kapitujve themelore shënon një gur themeli historik në rrugëtimin e përbashkët në BE. Shqipëria nuk ka një plan B nëse BE ndërlikon apo vonon procesin siç ka bërë në të shkuarën.

Për fat të keq BE herë herë është treguar e padrejtë, u tregua e padrejtë ndaj nesh ku hodhi poshtë vetë rekomandimet e komisionit të vetë. Megjithatë shqiptarë nuk kanë një plan B kur bëhet fjalë për liri individuale dhe demokraci funksionale. Historia na ka mësuar se kjo nuk mund të garantohet jashtë BE. Duruam epoka errësire në diktaturë dhe ne nuk kemi retorikë pro evropiane por është çështje jetë a vdekje për t’i lënë brezave të ardhshme ku liria individuale dhe sundimi i ligjit respektohet. Alternativat ndaj kësaj ëndrre janë makthe të ëndrrave të tjera. Shqipëria bëhet e palëkundur për të përmbushur të gjitha detyrimet dhe këtë do e bëjmë bashkë me partnerët. E bëjmë për të forcuar arritjet e bëra në reformën e drejtësisë duke nxitur një drejtësi më transparente dhe llogaridhënëse. Në historinë tonë që prej 1912 po shohim hetime dhe gjykime të figurave të larta në pushtet ose jo. Do e bëjmë këtë edhe duke luftuar korrupsioni dhe krimin e organizuar dhe për të merituar vendin tonë në tryezën e BE. Institucionet e reja të drejtësisë po shënojnë përparime domethënëse krahë partnerëve të BE. Ky progres do të thellohet më tej duke zbatuar të drejta njeriut dhe një shoqëri që ruan të drejtat e pakicave. Shpreh bindjen se çdo sukses që Shqipëria arrinë në procesin e integrimit duhet të shihet si një hap tjetër para për të gjithë rajonin. Duke treguar rrugën drejt BE dhe duke i qëndruar parimeve të tij është një shprehje e gjallë e këtij angazhimi.BE është projekti më i suksesshëm i paqes. Për Shqipërinë nuk ka të ardhëm tjetër dhe rrugë tjetër përveçse në asaj brenda BE-së”, tha Rama


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

55 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago