Teksa vendi është duke u përballur me pandeminë e Covid-19, kryeministri Edi Rama ka propozuar legalizimin e kanabisit mjekësor.
Gjatë një video-konference me mediat, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së gazetares së Abc News, Esiona Konomi, nëse është koha e duhur për të investuar në një projekt të tillë.
I pyetur nëse ishte ideja e tij, Rama u tregua i rezervuar. Ndërsa theksoi se është koha që duhet ta kalojnë brenda këtij sesioni parlamentar.
“E kam thënë më parë. Nuk është kjo koha për të folur për këtë çështje. Kam thënë që është koha për të vënë në kontoll situatën e trafikut. Situata është vënë tani në kontroll. Nga ana tjetër kemi më shumë se 1 vit që punojmë për këtë projekt, të bëjmë analiza, dhe faktikisht tani janë pjekur kushtet.
Nga vinë idetë, unë nuk jam nga ata që luftojnë për copyright. Kjo është tani një trend botëror. Di që jemi në kohën dhe do e shtyjmë përpara këtë projekt. Jemi në kohën që duhet ta kalojmë brenda këtij sesioni parlamentar”, tha kryeministri.