Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga prapaskenat e takimit me presidentin e Turqisë Recep Tayp Erdogan.
Rama shihet në video duke i dhuruar një vepër të cilën thotë se e ka bërë me duart e tij. Ai i kërkon kreut të shtetit turk ta dërgojë në shtëpi pasi zonja e tij e kupton më mirë artin që Rama bën.
Pjesë nga biseda
Edi Rama: E kam bërë vetë këtë me këto duar
Edi Rama: Jam artist serioz unë. Megjithatë siç të thashë në shtëpi duhet të shkojë kjo se e kam parë se zonja e kupton më mirë artin tim.
Recep Tayp Erdogan: Do ta vendos në shtëpi, në vendin më të mirë
Edi Rama: Nuk e kemi paketuar se është e rrezikshme por ta marrin ta mbajnë me kujdes.