Edi Rama/ Foto: Qeveria e Sllovenisë
Kosova është sovrane të jetë kundër Ballkanit të Hapur, thotë Kryeministri Edi Rama, por sipas tij, nuk duhet të ndikojë politikën e jashtme të Shqipërisë.
I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Rama thotë se Kosova ka hyrë në një rrugë të rrezikshme duke ngatërruar politikën e jashtme me atë të brendshme.
“Shqipëria është sovrane në politikën e vetë të jashtme. Është e udhës që të bashkërendojnë qasjen. Unë mendoj që ne e fitojmë luftën diplomatike me një qasje strategjike si kjo që ka Shqipëria. Albini nuk mendon kështu. Atëherë është sovran të vendosi për Kosovën, por nuk vendos dot për Shqipërinë. Mendoj që Kosova ka hyrë në një cikël shumë të rrezikshëm prej disa vitesh duke e bërë politikën e brendshme politike të jashtme dhe të jashtmen politikë të brendshme. Dhe as e ka penguar Serbinë që të vazhdojë me zhvillimet e veta, as e çon përpara kauzën e vetë duke i bërë gjithmonë e më nervozë partnerët ndërkombëtarë. Në Kosovë, jo sot, por prej vitesh është bërë politika e jashtme politikë e brendshme. Për të marrë vota brenda bëhej lufta imagjinare”, tha Kryeministri Rama.
Kreu i qeverisë tha se Serbia duhet të kërkojë falje për krimet në Kosovë, por sipas tij kjo duhet bërë përmes politikës dhe jo duke vendosur barrikada.
“Dialogu me Serbinë është jashtëzakonisht i vështirë. Por atmosfera e cila duhet ta rrethojë nuk mund të jetë një atmosferë barrikadash. Unë mendoj që Serbia duhet të kërkojë falje dhe mund ta çojmë te kërkimi i faljes por duhet të jemi strategjikë dhe të bëjmë politikë”.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…