Kryeministri shqiptar Edi Rama ka thënë se ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e harroi flamurin dhe Bashkimin Kombëtar kur mori postin e kryeministrit.
“Kurti harroi flamurin dhe Bashkimin Kombëtar kur hyri në zyrën e Kryeministrit’’, ka thënë Rama pasi që Kurti pranoi në atë kohë flamurin dhe simbolet shtetërore ndërkohë nuk përmendi më bashkimin me Shqipërinë.
“Albini bën edhe lojë me dy porta. Del në protestë kundër qeverisë së vetë, pastaj me deklarata skandaloze kundër Qeverisë tjetër. Unë nuk e kam ndërmend ti bëj konkurrencë askujt e as në Kosovë. Nuk jam aq i zoti’’, ka thënë Rama pasi u pyet në Rubikon nëse Vetëvendosje do që t’i bëjë PS’së konkurrencë duke garuar në zgjedhjet në Shqipëri.