POLITIKE

Serbët po ‘çmenden’ nga frika e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë

Vazhdojnë reagimet në Serbi lidhur me idenë e Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës për një ligë të përbashkët të basketbollit.

Për këtë ide, që është pranë realizimit, ka folur edhe presidenti i klubit të basketbollit Cërvena Zvezda, Nebojsha Çoviq.

Ish-politikani serb ka thënë se bëhet fjalë për një provokim të qëllimshëm. Çoviq njihet për qëndrimin anti-Kosovë.

“Prishtina dhe Tirana asnjë veprim nuk e bëjnë e që ai mos të jetë provokim i qëllimshëm. Pavarësisht në cilën fushë bëhet fjalë, këtë herë në sport. Para dy-tri vitesh, një klub nga Prishtina ka tentuar të hyjë në Ligën ABA. Nuk ka mundur pasi kalueshmëria në ligën e parë dhe ligën e dytë të ABA-s kur është në pyetje Kosova, bëhet ekskluzivisht përmes Serbisë. Pavarësisht të gjithave, ne në basketboll Kosovën dhe Metohinë e konsiderojmë pjesë integrale të Serbisë, nën mbikëqyrjen e veçantë të bashkësisë ndërkombëtare, e cila gjithnjë e më shumë ngjanë në një okupim klasik”, ka thënë Çoviq për “novosti.rs”.

Liga e përbashkët e basketbollit me skuadra nga Kosova e Shqipëria pritet të fillojë në tetor të këtij viti. Synimi është që përmes saj të rritet cilësia e basketbollit në të dy vendet shqiptare. Po ashtu pritet të ftohen edhe ekipet nga Maqedonia e Veriut, me synim që liga të jetë një mini-ligë regjionale.

Zyrtari serb ka mohuar mundësinë që liga që do të themelohet të ketë ndonjë lidhje me Ligën ABA, përkatësisht Ligën e Adriatikut, ku ndikimi serb është i madh. Kosova nuk ia ka dalë të bëhet pjesë e kësaj lige, me gjithë përpjekjet.

Në Federatën e Basketbollit të Kosovës kanë thënë se qëllimi i ligës është kryekëput sportiv.

“Ka të bëjë me rritjen e konkurrencës, rritjen e numrit të ndeshjeve për ekipet tona dhe të atyre nga Shqipëria e Maqedonia. Po ashtu me rritjen e interesimit për sponsorë dhe për shikues. Pra qëllimi ynë është sportiv, që t’i ofrojmë adhuruesve të basketbollit në të dy shtetet ndeshje më cilësore, një prodhim atraktiv. Të njëjtën gjë duam t’ua ‘shesim’ edhe sponsorëve. Në asnjë moment nuk e kemi pasur në mendjen tonë karakterin politik, sepse nuk ka të tillë në sport. FBK-ja punon për t’i ofruar komunitetit të saj vetëm produkte sportive, asnjëherë politike. Deklarata të këtij lloji nuk janë aspak të qëlluara”, ka thënë për Koha.net, Elvira Dushku, sekretare e përgjithshme e FBK-së.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuza të pavërteta “nxijnë” Shqipërinë

Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…

2 ditë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…

2 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…

3 ditë ago
  • KRYESORE

Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-pjesëtarin e ISIS-it, Hysri Selimi, me gjashtë vjet…

3 ditë ago