Turqia duket se ka vendosur t’i përgjigjet stërvitjes së madhe greke në jug-lindje të Kretës duke zhvilluar vetë atje një stërvitje detare gjatë ditëve në vijim.
Mediat greke raportojnë se marina turke ka publikuar përmes NavTex-it koordinatat ku do të zhvillohet stërvitja, e cila përkon me një zonë të madhe në jug-lindje të ishullit më të madh grek, Kretës.
Stërvitja është njoftuar edhe nga mediat turke, të cilat e quajnë atë një “përgjigje të ashpër ndaj aleancës mes Greqisë dhe Francës në Egje”.
Pak ditë më parë, marina greke zhvilloi një stërvitje detare në të njëjtën zonë duke fundosur ndër të tjera edhe një anije ushtarake përmes silurëve të nëndetëseve dhe raketave të anijeve.
Ky veprim u cilësua si një provokim i rëndë nga Turqia duke sjellë edhe përgjigjen e tyre.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…