Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti, ditën e sotme vizitoi Tiranën. Kjo është vizita e tij e parë jashtë Kosovë në postin e kryeministrit. Ai u prit me një ceremoni mirëseardhjeje në Pallatin e Brigadave nga kryministri Edi Rama.
“Është e vërtetë që në këtë pikë kemi një diskutim për të çuar para, por unë besoj se nuk ka makro shengen shqiptar, pa mini-shengen ballkanik. Makro-shengeni shqiptar është i lidhur me shengenin rajonal, se nëse ne jemi konsistent në vazhdën e procesit të Berlinit dhe nëse jemi të harmonizuar në ndërveprimin tonë, dhe do të bëjmë çmos të jemi, në hapet rruga që është e mbyllur prej të gjitha viteve, për të pasur një hapësirë të përbashkët mes dy shteteve. Lëvizje të lirë mes nesh, lëvizje të lirë të mallrave dhe njerëzve. Çka deri dje ishte e paimagjinueshme për shkak të rezistencës jo vetëm të Serbisë por edhe vendeve të tjera. Sot është në dorën tonë, se këtë rezistencë e kam thyer, na takon ne të bëjmë më të mirën dhe të mos humbasim kohë. As Serbia askush tjetër nuk na thotë që po bëjmë Shqipërinë e madhe nëse heqim kufirin. Të fillojmë nga puna me të gjitha agjencitë që garantojnë aspektet e sigurisë sipas modelit të Shengenit dhe gjitha agjencitë e tjera që duhet të çlirojnë tregtinë”, tha Rama.