Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se asnjëherë nuk ka marrë anë në luftën e brendshme politike në Kosovë. Ai ka thënë se ka heshtur gjatë luftës politike në kohë të pandemisë përkundër që aktivistët e VV-së kanë punuar që të rrëzojnë qeverinë e tij në Shqipëri.
“Nuk kam marrë ndonjëherë anë në Kosovë.’’, ka thënë ai.
“Aktivistët në fjalë [LVV] kanë ndërrmarë aksione për të rrëzuar qeverinë time. Nuk besoj se iu ka mbetur hatri që nuk mbrojta qeverinë e tyre’’, shton Rama.
Ai tregon edhe ëpr raportet e tij me Kurtin, dhe ka thënë se e kanë lënduar gënjeshtrat e tij.
“Ajo që më ka lënduar shumë nga Ramushi është gënjeshtra. Ajo që më lëndon nga Albini është gënjeshtra. Unë me këtë kam shumë problem. Gënjeshtra publike kur flasin për cështjen e tatrit. Cka do të thotë kjo? Nuk do të thotë se policët duhet të mbronin teatrin dhe jo rrëznimin. Nga kush ta mbrojnë? Nga hajdutët?’’, tha Rama, në emisionin Pressing.
‘’Ai ka bërë krahasime të mija me Sllobodanin. Cfarë i kam bërë unë monumenteve të kulturës ju ka bërë Millosheviqi. Këto janë fakte. Kur më dalin përballë dhe më thonë jemi gabim jam ok. Të përplasemi me fakte dhe debate jam ok. Por për të përdorur tribunat për të nxjerrë më të keqen e qënies njerëzore për të nxjerrë ato që na ka dhuruar Zori në mënyrën më të keqe këtë nuk mund ta toleroj.’’, thotë Rama.
Tutje Rama ka thënë se nëse Kurti kërkon fitore bindëse në Kosovë, kjo nuk e bën atë autokrat.
‘’Është e drejtë e Kurtit që të kërkojë 51%. Nëse e fiton me vota nuk je autokrat. Ka dallim’’, thotë ai.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…