POLITIKE

Rama në Itali për tragjedinë e Otrantos, flet për strehimin e afganëve: Mirëpritëm më shumë sesa shtetet e pasura

Nga Italia ku mori pjesë në një ceremoni në Otranto, pranë skulpturës “Katëri i Radës”, kryeministri Edi Rama e vuri theksin te strehimi i afganëve në Shqipëri, ndërsa nuk kurseu falënderimet për mikpritjen që iu bë shqiptarëve nga italianët në fillim të viteve 90-të.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë shqiptare theksoi se sot është radha e Shqipërisë që të hapë dyert për vendet mike që kanë nevojë dhe këtë sipas tij e ka treguar duke strehuar më shumë shtete të tjera të Europës. Sipas kreut të qeverisë kjo nderon historinë e vendit, por edhe humanizmin që duhet t’ua lëmë trashëgimi fëmijëve.

“Fakti është që Shqipëria duhet të presë më shumë refugjatë afganë sesa shumë vende të pasura, por ne nuk e bëjmë këtë për asnjë arsye tjetër veçse për të nderuar historinë tonë, gjyshërit tanë, të cilët bënë që të ishte vendi i vetëm në Evropë që strehoi më shumë hebrenj. Ka pasur shqiptarë që kanë vdekur në kampet e përqendrimit, sepse kanë mbrojtur me jetën e tyre, apo morën mbi vete duke mbrojtur duke thënë se ishin ata hebrenjtë. Është e rëndësishme që ta bëjmë këtë sot për fëmijët tanë. Vendi ynë nuk është vend i pasur, por kjo sipas mendimit tim është një pasuri shumë e rëndësishme që duhet të trashëgohet nga fëmijët tanë humanizmi. Toka u përket atyre që do të vijnë pas nesh. Shtëpia e Shqiptarit është shtëpia e Zotit dhe e mikut, përkthimi perfekt do të ishte është shtëpia e Zotit dhe udhëtarit. E ti je i detyruar që t’i hapësh derën udhëtarit. Është një kapitull i tërë në Kanunit tonë që flet për mikpritjen”.

Kryeministri Rama ndodhet në Itali ku u prit nga Kryetari i Bashkisë së Otrantos, në ceremoninë përkujtimore të Otrantos. Në 28 marsin e vitit 1997, anija “Kateri i Radës”, u godit nga një anije e forcave detare italiane, ku humbën jetën 83 persona. Anija “Kateri i Radës” është kthyer tashmë në monument kulture.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

20 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

22 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

23 orë ago