POLITIKE

Rama: Njohja e Kosovës nga Serbia është kapitulli i fundit i shpërbërjes së Jugosllavisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë ka folur edhe për tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe procesin e dialogut që dy shtetet janë duke zhvilluar me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje finale.

Rama ka thënë se tensionet janë pjesë e procesit dhe se s’mund të pritet që një proces pajtimi të vazhdojë qetësisht dhe pa tensione.

Ai thotë se njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Serbia është kapitulli i fundit i shpërbërjes së Jugosllavisë.

“Tensionet janë pjesë e këtij procesi. Ne nuk mund të presim që një proces paqeje të përparojë qetësisht dhe pa tensione. Këtu lajmi i mirë është se tensionet lindin por edhe treten pasi të dy palët, sidoqoftë, komunikojnë dhe përpiqen të gjejnë zgjidhjet e nevojshme për njerëzit. Nuk është më si në të shkuarën. Ka një diferencë të madhe sepse kemi bashkëpunim rajonal, me takime dhe mbledhje të shumta, vajtje-ardhje dhe samite të çdo lloji. Sigurisht që Kosova është problemi i fundit, ende i hapur dhe i pazgjidhur nga shpërbërja Jugosllavisë, e pa dyshim, njohja e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur nga Serbia është kapitulli i fundit i historisë plot dhimbje të shpërbërjes së Jugosllavisë”, ka thënë Rama për televizionin spanjoll “RTVE”,

Ndërkohë i pyetur për faktin që Spanja ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Rama ka thënë se pozicioni i Madridit zyrtar nuk ndërlidhet fare me shqiptarët apo me Kosovën, por me historinë e vetë Spanjës dhe problemet e brendshme.

“Është e vërtetë, por e dimë fare mirë se pozicioni i Spanjës nuk ka fare të bëjë me asnjë problem që ka lidhje me shqiptarët apo me vetë Kosovën, por ka të bëjë me historinë e me problemet e veta të brendshme. Dakord, por duhet të jemi në fakt shumë të qartë këtu, pasi nuk ka asnjë lloj krahasimi të mundshëm ndërmjet problemeve të brendshme të Spanjës, lidhur me lëvizjet për pavarësi dhe ndarjes së Kosovës nga Serbia”, ka theksuar Rama.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

9 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

13 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

22 orë ago