Kryeministri Edi Rama në një komunikim online me qytetarët është ndalur të situata e vështirë në të cilën gjendet vendi për shkak të COVID-19. Rama gjithashtu ka komentuar planin e ish-ministrit Ilir Beqja për uljen e pagave dhe pensioneve.
“Nuk ka ulje pensionesh dhe nuk ka ulje rrogash. Nëse dikush jep një mendim kjo nuk do të thotë se do të merret parasysh apo qëndrimit zyrtar për këtë cështje nuk ka patur dhe nuk do të ketë prekje të pagave. Pagat do të preken vetëm për tu rritur dhe asnjëherë për ti ulur”, sqaroi Rama.
Rama bëri me dije se në reanimacion ndodhen 7 pacientë, ndërsa shtoi se tani nuk ka asnjë pacient në respirator. Gjatë fjalës së tij Rama u ndal edhe të shkollat duke theksuar se më 18 maj do të çelet një proces mësimor vetëm për maturën shtetërore.
Pjesë e komunikimit të kryeministrit Rama ishte edhe çështja e hapjes graduale të vendit. Një vendim që duhet të bëhet në mënyrë graduale për të mos rrezikuar në një përhapje të papritur të COVID-19.
“Për të gjithë ata që më shajnë dua t’u them, a i shikoni vendet e tjera se çfarë bëjnë? Duhet të ruajmë qetësinë dhe duke përfituar nga fakti se jemi tërësisht të suksesshëm, por duke patur parasysh që kjo mund të përmbyset nëse hapemi menjeherë, me këtë dua të them se në javën në vijim do të bëjmë një analizë të thellë me ekspertët dhe do të diskutojmë hapjen e koridoreve ajrore dhe tokësore ku në 11 maj mund të kemi një vendim. Është një korridor iu ngushtë ajror, nuk janë hapur të gjitha.
Mbetemi në proces për të lehtësuar disa biznese specifike siç janë berberët, parukierët, dentistët që janë më të rrezikuarit për transmetimin e infeksionit. Më pas do të vijojmë me qendrat tregtare ndërkohë që baret dhe restorantët më pas.
Nuk ka ulje pensionesh dhe nuk ka ulje rrogash. Nëse dikush jep një mendim kjo nuk do të thotë se do të merret parasysh apo qëndrimit zyrtar për këtë cështje nuk ka patur dhe nuk do të ketë prekje të pagave. Pagat do të preken vetëm për tu rritur dhe asnjëherë për ti ulur”, deklaroi Rama.