Një 31-vjeçare në Gjermani ka rënë në prangat e policisë pasi vodhi paratë e kompanisë ku punonte. Ajo u gjet përgjegjëse për një vjedhje spektakolare të parave të kompanisë ‘Loomis’ në Bremen në maj të vitit 2021. Pas dy vitesh e gjysëm fshehur autoritetet gjermane e arrestuan hajduten e 8 milionë eurove në aeroportin e Bremenit. Yasemin Guendogan është emri i 31-vjeçares.
Puna e saj në ‘Loomis’ ishte të paketonte kartmonedhat në kuti. Ato më pas transportoheshin me makina të blinduara në bankomate.
Më datë 21 maj ajo kreu një aksion të vërtetë filmash. Yasmine atë ditë nuk i paketoi paratë në kuti si zakonisht, por në thasë dhe më pas i hodhi në kontejner që normalisht përdorej për mbeturina. Mbi thasët me para ajo hodhi mbeturina që të mos zbuloheshin sasitë e parave në kontejner.
Nga kontejneri paratë i ngarkoi në një automjet tip Mercedes Vito, të cilën e kishte marrë me qira në Berlin dhe që rezultonte me targa të vjedhura. Dhe krimi u zbulua vetëm katër ditë më pas, kur ajo ishte zhdukur pa lënë gjurmë. Fillimisht u arratis jashtë Gjermanisë, drejt Turqisë.
Pas hetimeve të kryera dhe kur u mor vesh roli i saj në këtë histori vendosi të dorëzohej tek autoritetet gjermane dhe u vu në pranga në aeroportin e Bremenit teksa u kthye nga Turqia. Tashmë 31-vjeçarja ndodhet në paraburgim.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…